Halil Matoshi i cili është këshilltar i Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se zyrtarë të lartë të BE-së kanë dërguar një letër ku është kërkuar që të suspendohet taksa prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i ka dërguar letër Kryeministrit Ramush Haradinaj, ku është kërkuar që të suspendohet taksa e lartcekur, në këmbim që emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.
Klan Kosova ka kontaktuar me Këshilltarin Matoshi lidhur me këtë ngjarje, ku ky i fundit e ka konfirmuar pranimin e letrës.
“Po, kemi pranuar një letër nga zyrtarët e lartë të BE-së por nuk është gjetur një kompromis”, ka thënë Matoshi për Klan Kosova.
“Në Kosovë askush nuk ka të drejtë të bëj kompromis mbi 17 shkurtin, sovranitetin dhe tërësinë territoriale të saj”.
“Pra kosovarët janë popull evropiane dhe nuk bëjnë pazare me pavarësinë e tyre kombëtare, Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...