Është shtyrë seanca ndaj kryetarit të Istogut, Haki Rugova, për datë të pacaktuar në Gjykatën Themelore të Pejës. Kjo, pasi që në Gjykatë nuk është paraqitur i akuzuari Rugova.
Kjo është hera e dytë që kryetari i Istogut nuk paraqitet në seancën e shqyrtimit fillestar, raporton KTV.
Herën e kaluar, Rugova, përmes një shkrese dërguar Gjykatës, mospraninë në Gjykatë e kishte arsyetuar me mungesë të avokatit.
Kryetari i trupit gjykues, Sylë Lokaj, ka thënë se është njoftuar se ftesa për seancë i është dërguar kryetarit, por që nuk ka marrë njoftim me shkrim.
Në rast se vërtetohet se ftesa i është dorëzuar me kohë, Gjykata ka paralajmëruar sjellje me forcë për kryetarin e Istogut.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot