Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi ka ironizuar me bisedimet e fundit në Uashington dhe Bruksel, si dhe marrëveshjen Kosovës-Serbi për normalizim ekonomik.
Abazi ka thënë se Njohja dhe Republika u largua nga teksti i marrëveshjes sepse ishte planifikuar për Kosovën e ndarë me “thikat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington.
Sipas tij, moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thikave.
Postimi i plotë:
We are not problematic guys ?
Njohja dhe Republika u largua nga teksti sepse ishte planifikuar për Kosovën e ndarë me “thikat” që Thaçi nuk i dërgoi dot në Washington. Nuk duhet hequr e me lujtë lojën e të dehurit, sikur nuk ndodhi asnje gjë, e kthyen në gjysëm të rrugës, e qartë, po të mos ishte Thaçi tek ura e Mitrovicës në Qershor të vitit 1999 sot veriu i Kosovës do të ishte pjesë funksionale e republikës, edhe plot gjëra tjera do shkonin ndryshe; moshkuarja e Thaçit në Washington ka rezultuar në heqjen e thikave, edhe pse Ujmanit i kanë hyrë brisk e Republikës ja kanë vendosur edhe dy tre fusnota të reja. Kaq e ka Koti. Po me rëndësi është ëndrra e Hutave tjerë për Miljardat në minischengen .
Kostoja e të qenurit kundër demokracisë e vullnetit qytetarë është shumë e madhe!
As ndarje e as zajednicë.
https://www.facebook.com/haki.abazi/posts/10157382545040718
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...