Haki Abazi: Koalcioni LVV- LDK i kthen shpresën Kosovës

15:18 | 22 Gusht 2019
M. A.

Anëtari më i ri i Lëvizjes Vetëvendosjes Haki Abazi ka reaguar pas votimit të deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit.

Ai ka theksuar se me shpërndarjen e Kuvendit po i bëhet mbrojtja më e madhe shtetit, pavarësisë, Kushtetutës dhe integritetit territorial.Ndërsa ka shprehur dëshirën e madhe që të ndodhë koalicionin LDK-LVV pasi sipas tij ky do jetë koalicioni I shpresë për qytetarët e Kosovës.

“Koalcioni LVV- LDK është tregimi më thelbësor i fillimit të dekades së dytë të pavarësisë së shtetit tonë. Kjo marrëveshje do të jetë treguesi i pjekurisë politike si liderë dhe si popull. Me këtë koalicion, gjërat nuk do të bëhen kopsht me lule menjëherë, por, kopshti i luleve do të jetë i sigurtë dhe shpresa e çdo qytetari që e do vetën, familjën, vendin dhe kombin tonë, do të rritet deri në pikën e vendimit për të sakrfikuar, solidarizuar e mishëruar me qeverisjën e koalicionit LVV-LDK. Kështu bëhemi bashkë, kështu jemi të fortë dhe kështu jemi të repsektuar nga të gjithë, vetja edhe nga bashkësia ndërkombëtare”Më poshtë keni shkrimin e tij të plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale