Aktualisht në rrugën “Brigada 153” në Hajvali, ku pamjet që po shihni janë shqetësuese.
E gjithë rruga është e rrethuar me mbeturina në të dy anët, duke e kthyer këtë zonë në një deponi të hapur.
Siç vërehet, mbeturinat janë të shpërndara përgjatë gjithë rrugës, ndërsa në disa pjesë janë grumbulluar në sasi të mëdha.
Lidhur me këtë gjendje, Arbresh.info ka kontaktuar Komunën e Prishtinës dhe kompaninë e pastrimit, duke kërkuar sqarime nëse janë në dijeni për këtë situatë, pse kjo pjesë vazhdon të mbetet e papastruar dhe kur pritet të ndërmerret një aksion konkret për pastrimin e saj.
Megjithatë, deri në publikimin e këtij raportimi, mediumi nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga institucionet përkatëse./Arbresh.info




Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...