Hajrulla Çeku, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, përkujtoi sot me dhimbje dhe nderim Astrit Deharin, duke theksuar kontributin e tij si një djalë guximtar, i përkushtuar dhe i ndershëm.
Ai e përshkroi Astritin si një aktivist shembullor, të përkushtuar dhe të ndershëm, që besonte fuqimisht në drejtësi dhe në një të ardhme më të mirë për vendin.
“Nëntë vite pa Astritin tonë. Sot kujtojmë me dhimbje dhe nderim një djalë guximtar, të përkushtuar dhe të ndershëm. Një aktivist shembullor që besonte në drejtësi dhe në të ardhme më të mirë për vendin tonë. Jeta e Astritit u ndërpre padrejtësisht, por kujtimi dhe ideali për të cilin ai jetoi, janë përditë në mendjen dhe punën tonë. Drejtësia nuk humb, edhe kur vonon. Lavdi kujtimit të Astrit Deharit”, shkroi ai./Arbresh.info
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...