Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LVV, Hajrulla Çeku, ka hapur zyrën e tij në lagjen Arbëria, duke e cilësuar këtë zonë si një vend me energji dhe përkushtim për ndryshim.
Sipas Çekut, zyra do të shërbejë si vendtakim për qytetarët që duan të bashkëbisedojnë, të ndajnë ide dhe të angazhohen në organizimin drejt fitores së tij.
“Arbëria është një nga lagjet me energji dhe përkushtim për ndryshim. Sonte hapëm zyrën tonë në këtë lagje që do të jetë vendtakimi ynë për bashkëbisedim, ide dhe organizim drejt fitores. Zyrat tona janë të hapura për të gjithë qytetarët që duan të informohen më shumë për platformën tonë zgjedhore dhe vizionin për Prishtinën 2035”, shkroi ai./Arbresh.info
Mevlan Ademi: Nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës...
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...