Hajnat kanë thyer pasmesnate lokalin “Ardi Fashion” në qendër të Ferizajt duke vjedhur materiale në vlerë prej 60 mijë eurosh, njofton Klan Kosova.
Pa ndonjë nguti hajnat bënë punën e tyre për rreth 12 minuta në lokal.
Ata morën orët, syzet dhe gjërat e tjera të shtrenjta.
Me të mbushur dy çantat, grabitësit u larguan pa nguti.
Pronari i këtij lokali, Ardian Jaha, që u informua nga policia mëngjesin e së shtunës, tregoi se pas kësaj vjedhjeje është në rrezik që t’i falimentojë biznesi.
Për kthimin e mallit të vjedhur ai po shpreson shumë në punën e policisë.
Nga kjo e fundit, Zëvendës Drejtori i Rajonal, Besnik Shabani, bëri me dije se nuk ka akoma ndonjë të dyshuar me atë që i ngjau këtij biznesmeni.
Megjithëkëtë hetuesit janë duke e bërë intensivisht punën e tyre.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4JqCQMCvhyU?feature=oembed]
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...