Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalojnë qytetarët durrsakë për shkak të tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe qindra pas lëkundjeve që ende vazhdojnë, ato duhet të përballen edhe me fenomenin e vjedhjeve të orendive në banesat e boshatisura dhe të rrënuara nga tërmeti.
Qytetarët ankohen se persona që hiqen si banorë të pallateve po hyjnë brenda për të marrë ato pak orendi të ndryshme, frigoriferë e televizorë. Banorët kërkojnë nga Policia e Shtetit që ashtu siç i vuri shiritin pallatit, të ruajë edhe atë pak pasuri që u ka mbetur në banesa, shkruan A2.
Janë me qindra banesa në Durrës që janë braktisur nga banorët për shkak të dëmtimeve dhe që orenditë brenda tyre kanë mbetur në dorë të fatit dhe në ndërgjegjen qytetare.
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
“Mallkimi” i Krishtlindjeve – A do të arri...
Gmail po ndryshon rregullat? Adresa juaj e email-it mund të ...
Dehidratimi në dimër mund të ketë pasoja serioze: Ja sa ujë ...