Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka paralajmëruar se sot në ora 15:00, do të mbajë një konferencë për media.
Konferenca vjen tri ditë pasi Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj saj në lidhje me procesin e kontraktimit të rezervave shtetërore.
Lajmin për aktakuzën e kishte konfirmuar vetë Hajdari përmes një njoftimi në profilin e saj në Facebook.
Ajo kishte bërë të ditur se është njoftuar nga avokati për dorëzimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe se për përmbajtjen e dokumentit do të deklarohej më gjerësisht pasi ta pranonte të plotë.
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump