Hajdari takohet me Szunyog, diskutojnë për vazhdimin e mbështetjes së BE-së

20:27 | 6 Mars 2023
Emir Abduramani

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar sot me ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari.

Në njoftimin e BE-së, thuhet se në këtë takim Szunyog dhe Hajdari kanë biseduar për vazhdimin e mbështetjes së BE-së për Kosovën në fushën e tregtisë, eksportit dhe investimeve të huaja.

“Ndër të tjera, ne diskutuam mbështetjen e mëtejshme të BE-së për Kosovën në rritjen e kapaciteteve të saj tregtare dhe eksportuese dhe aftësinë për të tërhequr investime të huaja. MTI luan një rol të madh në zbatimin e dispozitave tregtare të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe ndihmën financiare të BE-së sipas Instrumentit të saj. për Asistencën e Para-Aderimit”, tha Szunyog.

BE-ja mbetet ofruesi më i madh i ndihmës financiare në Kosovë, me më shumë se 1.2 miliardë euro që nga viti 2007./arbresh.info