Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ka interesim të madh nga jashtë për të investuar në Kosovë.
Ajo ka thënë se me investimet nga jashtë do t’i ndalojnë të rinjtë që mos të largohen nga Kosova.
“Kosova ka një potencial të madh dhe ka interesime nga jashtë për me investuar e kështu ne do i ndalojmë të rinjtë tanë që të punojnë dhe të mos largohen. Kosova ka gjeografin më të përshtatshme dhee është më e favorshme për investime, Kosova ka asistimin bankar stabil, por mbi të gjitha e ka një shpirt të mikpritjes. Investitorit i intereson shumë besimi andaj ne do duhej të punojmë në këtë drejtim. Nëse ne nuk mund të prodhojmë automobila, mund te prodhojmë autopjesë”, tha Hajdari, raporton arbresh.info.
Ajo këto komente i ka bërë gjatë hapjes së panairit “Gratë në Biznes”, i cili u bë në bashkëpunim me Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)
Hajdari në këtë panair u premtoi grave në biznes se do të përkrahen vazhdimisht në punën që ato bëjnë.

“Shpirti i ndërmarresisë është me grat dhe programi jonë qeverisës do t’i përkrah gratë. Unë në disa vizita të mijat pash shumë grah me shumë pak shkollë por me biznese shumë të mira. Në çdo grand që kemi do të jeni me nië pikë shtesë. Panairi është një nga instrumentet që ju udhëzo, por dhe ju hap rrugë që të ndihmojmë njëra- tjetrën, unë si ministre ndihna e fortë kur ju shohë juve të forta”, tha ajo./arbresh.info/


Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...