Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, ndaj të cilës Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë para pak ditësh për rastin e rezervave shtetërore, sot ka dalë në një konferencë për media, duke u munduar të arsyetojë të gjitha veprimet e ndërmarra dhe mënyrën e veprimit si ministri e Qeveri për sigurimin e rezervave shtetërore,shkruan Gazeta Express.
Hajdari ka thënë se Prokuroria Speciale do të duhej të merrte parasysh faktin që kishin dështuar për tri herë procedurat e prokurimit, për të siguruar rezervat shtetërore përmes operatorëve ekonomik.
“Prokuroria Speciale ka deponuar aktakuzë kundër meje dhe të tjerëve në Gjykatën Themelore, ku PSRK-ja pretendon që unë me dashje kam siguruar përfitim për persona të tretë duke dëmtuar buxhetin e shtetit gjatë procedurës së sigurimit të rezervës shtetërore të mallrave gjatë muajit shkurt dhe mars 2022. Më lejoni të ju njoftojë se rezervat shtetërore të mallrave krijohen për të ndërhyrë në mënyrë operative për mbrojtjen e popullsisë, ekonomisë në rast të çrregullimit të tregut, mbrojtjes së vendit dhe situatave të përcaktuar në nenin 2 të ligjit për rezervat shtetërore të mallrave”.
Në 2021 ministria e MINT-it ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të rezervës së mallrave nga të cilat një procedurë e prokurimit ka rezultuar me sukses, ndërsa dy të tjera kanë dështuar për shkak të mosofertimit të operatorit ekonomik. Mosmundësia e blerjes së mallrave bazike dhe konsolidimit të rezervës shtatore të mallrave është i dëshmuar nga tri procedurat e divizionit të prokurimit të MINT-it, por që këto fakte Prokuroria Speciale nuk i ka marrë për bazë në hetim ndaj nesh”.
Austria drejt ndalimit të shamisë së kokës për vajzat nën 14...
Moscertifikimi i kandidatëve nga Lista Serbe, reagon DnV
Shqipëria dhe Italia nisin bashkëpunimin për shërbimin neona...
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...