Diana Çarkaxhiu sot është shkarkuar nga të gjitha funksionet në Partinë Demokratike të Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.
Ai ka treguar se arsyeja pse Çarkaxhiu është shkarkuar është se pranoi të jetë drejtoreshë e pavarur në Komunën e Gjakovës.
“Ne dje kemi marrë një vendim si kryesi e degës që t’i tërheqim të gjithë përfaqësuesit politikë që i kemi në komunën e Gjakovës duke përfshirë nënkryetarin dhe tre drejtorët”, është shprehur Beqa.
Kryetari i degës së PDK-së ka thënë se nuk munden të jenë pjesë e strukturave të kësaj partie ata persona që pranojnë ftesën e Mimoza Kusari-Lilës për të vazhduar punën si të pavarur.
“Meqë zonja Çarkaxhiu ka vendosur t’i përgjigjet zonjës Lila për të vazhduar punën si drejtoreshë në cilësinë e të pavarurës, ajo nuk mund të jetë në Partinë Demokratike, kështu që është shkarkuar nga të gjitha pozitat”, shtoi më tej ai.
Dje kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila shkarkoi tre drejtorë dhe nënkryetarin që vijnë nga PDK-ja me arsyetimin se kishin performancë të dobët në këtë komunë. Ndërsa u kishte ofruar atyre të qëndrojnë sikur drejtorë të pavarur./Arbresh.info/
Arrestohet punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj, dyshohe...
Ra nga ballkoni, vdes 20-vjeçarja shqiptare në Itali
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...