Komisioneri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johannes Hahn po shpreson që Kosova dhe Serbia do t’i mbyllin të gjitha mosmarrëveshjet deri vitin e ardhshëm.
Kështu të paktën ka deklaruar ai në një intervistë për N1, duke theksuar që pret nga dy shtetet të arrijnë marrëveshjen e shumëpritur përfundimtare.
“Ne qëllimisht nuk u propozuam ndonjë datë. Bisedimet nuk janë të lehta dhe palëve u duhet tu jepet mundësia për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme ligjore. Ashtu si i gjithë procesi, cilësia dhe shpejtësia janë të rëndësishme”, tha Hahn, transmeton lajmi.net
Sipas komisionerit Hahn, dialogu është në të mirën e dy shteteve, sidomos në rrugën drejt BE-së.
“Në të kaluarën dëgjonim në Kosovë? Pse të flasim, kjo i shërben vetëm Serbisë. Por është në interes të Kosovës që të arrihet normalizimi me Serbinë”, thotë tutje ai.
Hahn komentoi edhe strategjinë e zgjerimit të BE-së të cilën e cilësoi si shumë pozitive për Ballkanin.
Komisioneri Hahn deklaroi se të gjitha shtetet që synojnë integrimit, duhet plotësuar kushtet e vendosura nga BE-ja. /Lajmi.net/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës