Kriminelët serbë të luftës, Jovica Stanisiç dhe Franko Simatoviç e deklaruan veten të pafajshëm në gjykatën e OKB-së në Hagë, gjatë rigjykimit e tyre për krime lufte në Bosnje dhe Kroaci. Stanisiç, ish-kreu i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë dhe Simatoviç, ish-zyrtar i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, akuzohen se ishin pjesë e organizatës së përbashkët kriminale, e cila kishte plan të dëbonte me forcë të gjithë popullatën jo-serbe nga pjesë të Kroacisë dhe Bosnjes nga viti 1991 deri në vitin 1995.
Ata ishin njerëzit kryesor të njësive të armatosura paramilitare, të autorizuara nga autoritetet serbe për të ndërmarrë veprime speciale ushtarake. Gjatë vitit 1991 deri në vitin 2003, këto njësi quheshin – ‘Ninxhat nga qyteti i Kninit, Skorpionët, Tigrat e Arkanit, Beretat e Kuqe dhe Njësia e Operacioneve Speciale – ndërsa ishin të njohur për metodat e tyre brutale të luftimit. Këto njësi kanë qenë pjesë aktive e vrasjeve, torturave, dhunimeve dhe akteve tjera brutale gjatë luftërave të Ballkanit./arbresh.info
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...