Jurgen Habermas, filozof dhe sociolog gjerman me famë botërore, ka vdekur në qytetin Starnberg pranë Mynihut, ku jetonte që nga viti 1971, njoftoi shtëpia botuese “Suhrkamp”.
Ai njihet si një prej mendimtarëve më me ndikim të shekullit të 20-të, duke mbetur aktiv deri në vitet e tij të fundit, dhe ishte një nga intelektualët e pakët publikë në Gjermani që rregullisht mbante qëndrime për çështje politike.
Një nga to ishte edhe intervenimi i NATO-s në luftën e Kosovës.
Në vitin 1999, ai mbështeti përpjekjet e NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë duke e bombarduar Serbinë. “Nëse nuk ka rrugë tjetër, fqinjët demokratikë duhet të jenë në gjendje të intervenojnë me shpejtësi me ndihmë emergjente të legjitimuar sipas ligjit ndërkombëtar”, pati thënë ai, siç transmeton DW.
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...