Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i misionit për Kosovën Gabriel Di Bella.
Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi përfaqësuesit e FMN-së lidhur me performancën e mirë të sektorit financiar në Kosovë, e në veçanti atij bankar dhe potencoi rëndësinë e këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.
Guvernatori Mehmeti po ashtu shpalosi pikëpamjet e Bankës Qendrore lidhur me perspektivën e zhvillimit ekonomik në përgjithësi dhe rolin e sektorit financiar si kontribuues kyç në financimin e ekonomisë.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të udhëhequr nga shefi i Misionit për Kosovën Gabriel Di Bella po qëndrojnë në Kosovë për fillimin e konsultimeve lidhur Artikullin IV për Kosovën. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër