Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga z. Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë në kuadër të Departamentit Evropian të FMN-së dhe Stephanie Eble, Përfaqësuese Rezidente Rajonale për Ballkanin Perëndimor.
Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar të pranishmit me situatën aktuale në sistemin financiar të Kosovës, në përgjithësi dhe sistemin bankar në veçanti, i cili vazhdon të jetë stabil dhe me rritje të vazhdueshme.
Guvernatori Mehmeti i falënderoi delegacionin për përkrahjen e vazhdueshme që Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë Kosovës, dhe në veçanti Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në realizimin e detyrës së saj për nxitjen dhe mbajtjen e stabilitetit financiar.
Z. Gabriel Di Bella, falënderoi Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e vazhdueshëm, diskutuan agjendën e përbashkët për muajt e ardhshëm, si dhe për mënyrat e rritjes së mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet FMN-së dhe BQK-së.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë delegacioni i FMN-së përveç me zyrtarë të BQK-së, do të takohet me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës.
Delegacioni i FMN-së përfundon vizitën me 26 shkurt.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...