Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili takoi zëvendësndihmës Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Luyen Tran, në takimet vjetore 2024 të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore që po mbahen në Washington D.C., të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
BQK njofton se takimi konfirmoi partneritetin e fortë ndërmjet Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Departamentit të Thesarit Amerikan.
“Guvernatori Ismaili shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e palëkundur të Thesarit të SHBA-së, veçanërisht me rastin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Për më tepër, Guvernatori Ismaili vlerësoi rolin e rëndësishëm të Zyrës për Asistencë Teknike (OTA) të Departamentit të Thesarit të SHBA-së në ndërtimin e një banke qendrore të fortë dhe të qëndrueshme për Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin nga BQK.
Ky takim shërbeu si një mundësi për të thelluar më tej bashkëpunimin dhe për të forcuar lidhjet ndërmjet BQK-së dhe Thesarit të SHBA./Arbresh.info/
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...