Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, i cili kishte thënë se nuk e shqetësojnë pushimet verore dhe se do të jetë i pranishëm në seancat parlamentare që po mbahen.
Në reagimin e tij, Guri ka ironizuar qëndrimin e Pecit, duke thënë se ai nuk e ka problem mungesën e pushimeve, pasi sipas tij, familjarët e ministrit janë të punësuar në institucione publike.
Postimi i plotë:
A e dini pse?
Se në pushime zakonisht shkohet me kalu kohë me familje – e këta krejt familjarët i kanë punësu nëpër ministri, i kane qaty ne vend të punës.
Plus, janë msu me do hotele të shtrenjta kur shkojnë në udhëtime zyrtare. Aty, tybe, s’shkojnë me punu – shkojnë me pushu.
Kështu që të kuptoj, Faton./Arbresh.info
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...