Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila sot tha se motra e Gurit ka përfituar mbështetje vjetore financiare prej 15 mijë euro nga Ministria e Kulturës, që udhëhiqet nga Ministri në detyrë, Hajrullah Çeku.
Guri ka thënë se motra e tij është përzgjedhur nga Qeveria e Britanisë për të studiuar në Londër, si studente e dalluar e Universitetit të Prishtinës dhe se është përfituese e bursës Chevening, shkruan Reporteri.net.
Ai ka vazhduar akuzat ndaj Pacollit për “hajni” teksa i ka kërkuar t’i kthej paratë, duke ju referuar granteve që kanë marrë familjarët e saj nga Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Kulturës.
“Pra, motra ime është përzgjedhur nga Qeveria Britanike, ndërsa ju keni zgjedhë më vjedhë me vëlla, dajë, burrë e baxhanak. E përsëris: TI, Fitore që ia ke dhënë vëllait 100.000 euro, dajës 100.000, e burrit bashkë me baxhën 52.000 euro duhesh me i kthy ato pare, cent për cent”, ka shkruar Guri./Reporteri.net
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X