Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerrot, shpreson në krijimin sa më parë të Qeverisë së Kosovës për të filluar realizimin e disa projekteve në ambient dhe diversitet.
Këto projekte janë diskutuar me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe përfaqësuesen e Agjencisë Franceze për Zhvillim Ndërkombëtar, Melani Malinvaud, shkruan Arbresh.info.
Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, dhe përfaqësuesja e Agjencisë Franceze për Zhvillim Ndërkombëtar, Melani Malinvaud, thanë se janë të interesuar, si kor diplomatik, që të kenë bashkëpunim me një qeveri vendore funksionale, por, siç deklaruan, nuk kanë ndikim në çështjet politike.
“Ashtu siç e potencova dhe në fillim, ne të gjithë duam që Kosova të ketë një qeveri funksionale, kjo është arsyeja pse ne kemi investuar jo vetëm me paratë tona, por kemi edhe përfaqësues politik në Kosovë, kemi ushtarë që janë të vendosur në kuadër të KFOR-it dhe e dimë që KFOR-i ende është në Kosovë, prandaj dëshirojmë që ky vend të jetë funksional, por si diplomatë nuk duam të ndikojmë në këto çështje”, tha ambasadori Guerot.
Qëllimi i vizitës në Komunën e Prizrenit ishte bashkëpunimi me institucionet lokale në projektet e ruajtjes së ambientit dhe diversitetit.
“Prezantuam disa projekte dhe do të shohim tani se si mund t’i analizojmë këto projekte, eventualisht t’i kombinojmë me komunat përreth me ndonjë projekt tjetër, në bashkëpunim me komunat përreth dhe të shohim se si do të mund të realizojmë diçka, jo vetëm për qytetarët e komunës së Prizrenit”, tha Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit.
Megjithëse projektet janë në fazën fillestare, mendohet të kalojnë përmes Agjencisë Franceze për Zhvillim Ndërkombëtar, por së pari, sipas ambasadorit, Ambasada franceze shpreson në krijimin e institucioneve, për të implementuar projekte të tilla.
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...