Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka reaguar pas raportimeve të autoriteteve serbe për arrestimin e dy personave në pikën kufitare të Horgoshit, të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Në FIVE, Gucati ka thënë se të arrestuarit, të identifikuar nga mediat serbe si H. E. dhe B. E. nga Rahoveci, nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.
Sipas tij, gjatë kohës së luftës dhe pas saj, ata kanë jetuar në Gjermani.
“Këta nuk janë pjesëtarë të UÇK-së asnjëri. Këta janë nga Rahoveci, janë vëllezër. Gjatë luftës kanë qenë në Gjermani, pas luftës kanë qenë në Gjermani. Dhe asnjëri nuk janë pjesëtar të UÇK-së. Këtu ka ka informuar dega e Rahovecit”, ka thënë Gucati.
Gucati iu ka bërë thirrje të gjithëve dhe në veçanti veteranëve të UÇK-së, që të mos udhëtojnë nëpër Serbi.
Policia serbe arreston dy persona, të dyshuar për “krime lufte” në Rahovec
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...