Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati ka deklaruar të enjten se brenda Lëvizjes Vetëvendosje ka dëshmitarë të Gjykatës Speciale.
Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, ai përmendi emrin e ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, duke thënë se ajo ka dorëzuar dokumente në këtë gjykatë.
Sot, në emisionin “Ora Shtat”, Gucati tha se qëndron prapa fjalëve që ka thënë.
“Ne jemi bazuar gjithmonë në punimin shkencor duke parë Dimal Bashën që e ka bërë në vitin 2012, ku Dimal Basha thotë se në vitet e ’90-ta, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është financuar nga dilerë të drogës, ku aty përfshihen të gjithë dëshmorët, ata që kanë rënë. Besoj e dini, që disa eksponentë të VV-së që janë aty sot, në Parlamentin e Kosovës kanë deponuar dokumentacione të Gjykatën Speciale në Hagë. Ministra Gërvalla gjithqysh, por ka edhe të tjerë”, u shpreh Gucati.
Sipas tij, janë disa këshilltarë të ministrave, ku paralajmëron se emrat e tyre do të dalin shumë shpejt.
“Shumë shpejt do të dalim me emra, ne nuk kemi nevojë t’i frikësohemi askujt. Ka ardhur koha ta ndajmë sharpin nga sheqeri, dhe të kuptohet një herë e mirë se kush e do vendin dhe kush nuk e do”, tha tutje kreu i OVL-UÇK-së.
Ai shton se i vjen turp për deputetët e Kosovës që votuan Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit.
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...