Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se shumë shpejt do të ketë ngritje të aktakuzave nga Gjykata Speciale.
Gucati, në RTV Dukagjini, ka thënë se këto ditë kanë takime të shpeshta me ndërkombëtar sipas të cilit edhe i kanë pyetur “a do të ketë protesta”.
Ai thotë se mbi 60 pyetje që kanë të bëjnë me sigurinë na janë bërë nga takimet që kam pasur me një zyrtarë të KFOR-it.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së ka thënë se është shqetësuese se mbi 50 ftesa janë dërguar në kafene e jo në shtëpitë apo vendet e punës të veteranëve të UÇK-së.
“Ata lënë zakonisht takime pas orës 18:00 dhe vijnë me makina të marrë me qira me tabela “01””.
Gucati gjatë debatit ka thënë se “do të ishte ndier keq nëse ndonjë pjesëtar i UÇK-së nuk ka vrarë së paku një polic ose ushtar serb. Ne kemi qenë në shtëpinë tonë”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...