Të burgosurve të Grupit të Kumanovës edhe zyrtarisht i është ndërruar burgu. 29 personat e këtij grupi tashmë do ta vuajnë dënimin në burgun e Idrizoves. Ky ndërrim i ka irrituar familjarët. Ata kanë kërkuar hetime ndërkombëtare rreth këtij rasti.
Kështu ka shkruar në rrjetin social Facebook, familja e Mirsad Qerimit.
Vëllai i Mirsadit, ka shkruar se e gjithë e vërteta rreth këtij rasti, mund të dalë vetëm atëherë kur ky rast merret nga ana e institucioneve ndërkombëtare për hetim.
Thotë se familjarëve të këtij grupi u ka humbur besimi në institucionet e Maqedonisë.
“Pas disa takimeve në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, ka filluar dërgimi i të Akuzuarve të Grupit të Kumanovës në vuajte të dënimit në Burgun e Idrizovë.
Ky është një mesazh shqetësuese për Familjarët e ‘Grupit të Kumanovës’ se e vërteta nuk do të dalë në shesh dhe se Drejtësia në Maqedoni nuk është duke Funksionuar, dhe se nuk pritet që ky rast të zbardhet përmes organeve të Drejtesisë Maqedonasë e aq më pak nga Shteti i Kosovës, e vetmja Alternative ka mbetur në Hetime ndërkombëtare, para se të bëhet vonë për të gjithë”, kanë shkruar familja e Mirsad Qerimit.
E ndërkohë, për këtë rast, Gjykata e Apelit në Shkup pritet që në muajin tetor të këtij viti të mbajë seancën e rradhës ku do të deklarohet vendimi i shkallës së parë./Express/
Sulmi në Uashington, i dyshuari përdori shkallët për të hyrë...
“Kurrë s’kemi dëgju seancë për diskutim për presidentin”- Op...
“Show propagandues”, Abdixhiku i prerë: S’marrim pjesë në se...
Man United pa katër lojtarë kryesor sfidon Brentford-in
Sulmi në Uashington, ky është burri që vazhdoi darkën i patr...
Bajrami- LVV-së: Po na çoni në zgjedhje, faji është ekskluzi...