Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar pas dështimit të seancës së 44-të të Kuvendit të Kosovës, duke folur nga foltorja për rastin tragjik të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndalimit nga Policia në Lipjan.
Gruda shprehu ngushëllimet e PDK-së për familjen e të ndjerit dhe theksoi nevojën për përgjegjësi institucionale lidhur me këtë rast.
“Ne kërkojmë përgjegjësi për këtë ngjarje tragjike që na tronditi të gjithëve. Në emër të PDK-së, kërkoj dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, si një akt i papërgjegjshëm politik dhe ligjor,” deklaroi ai.
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...