Bashkëshortja e ambasadorit të Kosovës në Gjermani, njëkohësisht ambasador jorezident në Danimarkë, Faruk Ajetit, Resa Kurbogaj Ajeti, ka marrë vëmendje me fustanin e saj në pritjen vjetore të Vitit të Ri, të organizuar nga Lartëmadhëria e Tij, Mbreti i Danimarkës Frederik X, dhe Lartëmadhëria e Saj, Mbretëresha Mary, për shefat e misioneve diplomatike në Kështjellën Christiansborg në Kopenhagë.
Ajo zgjodhi të vishte një fustan pothuajse të ngjashëm me atë që e kishte veshur në festën për trupin diplomatik, vitin e kaluar.
Resa Kurbogaj Ajeti u paraqit me një fustan të bardhë me një fjongo të madh të zi në shpinë në ndejën e Vitit të Ri në Danimarkë të hënën. Gruaja e ambasadorit tha për BILLED-BLADET, se fustani ishte krijuar nga një stilist nga Kosova.
Të njëjtin fustan, veç të zi me fjongo të madhe të bardhë, Resa e pati të veshur vitin e kaluar./Arbresh.info/
FFK publikon një video të “prapaskenave” nga fitorja epike n...
Osmani: Masakra e Izbicës është kujtesë që nuk guxon të zbeh...
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindje...
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...