Një grua është dërguar nga Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e vdekur, pasi kishte marrë plagë, që dyshohet se janë nga një armë zjarri.
Nga QKUK’ja kanë thënë për Gazetën Express se gruaja ka arritur rreth orës 20 pa shenja jete në spital, ndërsa vetëm është konstatuar vdekja.
“Familjarët e kanë sjellë zonjën. Ka ardhur e vdekur. Ne vetëm e kemi konstatu vdekjen sepse nuk ka pasur shenja jete. Më pas i kemi thirrur policinë”, ka thënë Sami Bajqinca, mjek në emergjencë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe Policia Rajonale e Prishtinës.
Sipas Policisë, gruaja dyshohet se ka marrë plagë nga arma e zjarrit.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor nq QKUK, ka konstatuar vdekjen e njq personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor, kane nisur nje hetim lidhur me rrethanat e ketij rasti”, ka thënë zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti.
Dyshohet se viktima ishte nga një fshat në Prishtinë./express/
Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për...
Mbahet edicioni jubilar i 10-të i “Vrapo Babadimër” në Prish...
27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbi...
Haradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbr...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohen pesë perso...
Gjermania arreston 5 të dyshuar për planifikimin e një sulmi...