Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman. Pas takimit bilateral të dy homologët kanë mbajtur konferencën e përbashkët për media.
Në këtë konferencë krydiplomati kroat është pyetur edhe për modelin kroat të Asosacionit për minoritetin serb i cili është propozuar nga Kosova.
Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, tha se ky model është promovuar përmes Kushtetutës së Kroacisë, për pakicat dhe ndoshta mund të shërbej si model edhe në Kosovë.
“Ky model ka rezultuar me sukses tek ne, ka modele të shumta që mund të shfrytëzohen, mirëpo sa i përket integrimit të mëtejmë të serbeve të Kosovës, këtë punë e ka në dorë Kosova, dhe ne ia lëmë këtë punë Kosovës e dialogut. Gjithsesi presim që Kosova të ketë stabilitet që vazhdueshëm”, tha ai./rtk
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...