Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik.
IKSHPK thekson se me këtë është shtuar fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.
“Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikun.
Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; Personat mbi 65 vjeç; dhe Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore”, thuhet në njoftim.
IKSHPK thekson se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon 85 000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksinohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.
IKSHPK u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si:
Mbajtjen e higjienës personale;
Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;
Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);
Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;
Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;
Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;
Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .
Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...