Për herë të parë në 15 vjet, shumica e qytetarëve grekë thonë se janë bërë pishman që janë future në eurozonë dhe duan kthimin e monedhës dhrahmi.
Sipas një sondazhi të kryer nga ALCO, 53% e grekëve besojnë se vendimi për tu bashkuar me monedhën e përbashkët të BE-së ishte vendim i gabuar, transmeton arbresh.info.
Pothuajse gjysma e qytetarëve grekë thonë se janë të shqetësuar mbi të ardhmen e bllokut. Vetëm 40% besojnë se bashkimi i vendeve të bllokut mund të ruajë Greqinë nga kolapsi.
Kostas Panagopulos, kreu i kompanisë Alco, ka thënë se kriza e vazhdueshme financiare ka bërë që grekët të humbasin besimin në BE.
“Kjo është hera e parë që në Greqi ka një rritje të mosbesueshmërisë nga BE-së”, ka thënë ai.
Euroskepticizmi mbetet veçanërisht i lartë në moshat nga 15 deri në 24 vjeç, moshë e cila është më e prekur nga papunësia në Greqi.
Shumica e grekëve ndjehen të zhgënjyer edhe me fluksin e madh të emigrantëve në vend./Arbresh.info
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...
Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...