Grevistët e Fabrikës së Tubave të Çeliktë nga Ferizaj kanë vendosur që protestën e tyre ta zhvendosin nga tenda te dyert e Qeverisë.
Ata qe gati një vit janë në grevë, duke kërkuar realizimin e kërkesës së tyre, përfitimin e rreth 26 milionë eurove, të drejtë këtë të fituar edhe në Gjykatën Kushtetuese.
Grevistët kërkojnë me këmbëngulësi takim me kryeministrin Isa Mustafa, por qeveria nuk shpreh gatishmëri.
E nëse ky injorim vazhdon, ata paralajmërojnë radikalizëm të protestës. Por, jo vetëm kaq. Për të realizuar kërkesën e tyre, përfitimin e rreth 26 milionë eurove, ata do të kërkojnë ndihmë edhe nga kryeprokurori i ri, e deri te Gjykata e Strasburgut.
Zyrtarë të Qeverisë i kanë thënë se kjo çështje është në kompetencë të AKP-së, prandaj qeveria nuk ka pse të merret me këtë.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës