Në Gjermani sot po zhvillohet një grevë njëditore e punëtorëve në 13 aeroporte, përfshirë Frankfurt dhe Mynih, duke shkaktuar anulimin e shumicës së fluturimeve.
Greva zgjat 24 orë dhe u organizua nga sindikata ver.di. Ajo përfshin punonjës të sektorit publik, si dhe personelin e sigurisë. Greva e sindikatave ka në shënjestër aeroportet e Hamburgut, Bremenit, Hanoverit, Berlinit, Duseldorfit, Dortmundit, Këlnit/Bonit, Leipzigut/Halle, Shtutgartit dhe Mynihut.
E Lidhur me këtë Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka njoftuar se për shkak të shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte.
“Ju njoftojmë, se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, gjatë ditës së sotme, pritet të anulohen fluturimet në aeroportet gjermane, aty ku kemi linja direkte”, thuhet në njoftim.
Distria Krasniqi fiton edhe luftën e dytë, kalon në çerekfin...
Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së ...
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon Ramiz Rrustën kandidat për k...
Kurti për Panairin e Librit: Libri të sjell lirinë shpirtëro...
Nesër përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë