Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis, i cili e përgëzoi për zgjedhjen kryeministër dhe për stabilitetin që ka sjellë në vend fitorja në zgjedhje.
Kryeministri Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.
Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
U bisedua për gjendjen në ballafaqim me pandeminë COVID-19, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt./arbresh.info/


Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...