Greqia ka vendosur e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për personat mbi moshën 60 vjeç, pasi mbulimi mbetet nën mesataren e Bashkimit Evropian dhe një rritje e fundit e infeksioneve ka mbajtur presion mbi spitalet.
Të moshuarit që nuk do të vaksinohen do të përballen me ndëshkime, duke filluar nga një gjobë prej 50 euro (57 dollarë) në janar dhe më pas me një gjobë mujore prej 100 euro (114 dollarë).
Rreth dy të tretat e popullsisë 10.7 milionëshe të Greqisë janë aktualisht të vaksinuar – mesatarja e BE-së është pak më shumë se 70%.
Shkalla e vdekjeve dhe shtrimeve ditore në spital është rritur pas përhapjes së fundit të variantit omicron, megjithëse presioni mbi kapacitetin e ICU është zbutur pak.
Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se gjobat do të mblidhen përmes zyrës së taksave me paratë që do të përdoren për të ndihmuar financimin e spitaleve shtetërore.
“Faktori i moshës është i rëndësishëm për shkak të ndikimit të tij në shërbimin shëndetësor publik,” tha Plevris.
Një mandat vaksinimi u vendos për punonjësit e kujdesit shëndetësor vitin e kaluar. Dhe duke filluar nga 1 shkurti, certifikatat e vaksinimit për të rriturit do të skadojnë pas shtatë muajsh, përveç nëse mbajtësi merr një vaksinë përforcuese.
Infeksionet e reja u rritën ndjeshëm në fillim të janarit dhe janë lehtësuar gjatë javës së kaluar.
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...