Ish-emisari i ish-presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka reaguar ish-diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger pasi që ky i fundit i tha Grenellit se mandati i tij ka skaduar duke e këshilluar që t’ia lë Kosovën njerëzve të saj.
Përmes një postimi në “Twitter”, Grenelli e akuzon Ischingerin duke i thënë se i ka dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që ata nuk e meritojnë.
“Wolfgang, ju jetoni duke dhënë këshilla mbi politikën e jashtme. I keni dhënë iranianëve dhe rusëve një platformë që nuk e meritojnë”, ka shkruar ai.
Grenelli po ashtu i drejtohet Ischingerit duke i thënë që të mos ua mbyllë gojën “homoseksualëve”, teksa shton se është i gatshëm të krahasojë progresin e tij me të ish-diplomatit gjerman, raporton zeri, transmeton portali arbresh.info
“Mos i heshtni homoseksualët nga pjesëmarrja në diëka që ju lirshëm e bëni. është homofobe. Jam po ashtu i lumtur të krahasoj progresin tonë me tuajin kur të dëshironi”, ka thënë Grenelli.

Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë