Ish- emisari amerikan për dialog Richard Grenell, ka thënë që demokratët sipas tij, në lidhje me çështjen e Kosovës kanë dështuar.
Grenell për “Newsmax” ka thënë që ata duan që njerëzit që kanë qenë këndej për një kohë të gjatë, sipas tij, ta luajnë lojën e tyre.
“Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë. Shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, mu tha se duhet ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar”.
“Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e të jashtmëve (ata që nuk janë të përfshirë në proces) të cilën ata e urrejnë”, tha tutje Grenell.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...