Emisari i Posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka komentuar lidhur me vendosjen e raporteve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.
Grenell përmes një retweet’i në llogarinë e tij në twitter ka thënë se kjo është madhështore.
Grenell ia bëri retweet postimit të ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ku kjo e fundit mbajti takimin e parë konsultativ me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit.
“Kisha nderin të hap takimin e parë zyrtar konsultativ ndërmjet Drejtorive të Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në të cilin u diskutua për detajet e vendosjes së Marrëdhënieve Diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, gadishmërinë për ndërtimin e marrëdhënieve të plota në të gjitha fushat, si dhe për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në postimin e ministres.
Ndërkaq, tutje thuhet se u diskutua edhe lidhur me “vizitën e parë zyrtare në Shtetin e Izraelit të delegacionit të Republikës së Kosovës në muajin e ardhshëm”.
Marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e finalizuar në Uashington, ka rezultuar në njohje diplomatike të Kosovës dhe Izraelit./Express/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...