Ish-Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka qëndruar sot në Kosovë.
Grenell në një intervistë në RTV Dukagjini ka folur për disa nga temat më të nxehta ku është lakuar emri i tij.
Ish i dërguari i Trump ka folur për deklaratën e Arben Gashit se ky i fundit kishte bërë ultimatum qeverisë për të rrëzuar Kurtin.
“Këto deklarata janë shumë të gabuara. Është 100% e gabueshme. Ai duhet të publikoj mesazhet nëse ato ekzistojnë”.
Ai thotë se ka qenë prezentë në një bisedë që Kurti ka bërë me Këshilltarin Nacional për Siguri.
“I është bërë e qartë Kurtit se politikat amerikane duhet të zbatohen në të kundërtën Amerika nuk do të përkrahë projektet tjera për Kosovën. Unë iu kam bërë të qartë këtë gjë LDK-së dhe zonjës Osmani. Ne iu kemi bërë të ditur se politikat e asaj qeverie (Kurti) nuk i përkrahim”.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...