Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka publikuar disa të dhëna të një sondazhi se kë do ta votonin evropianët për president të SHBA-së nëse do të merrnin pjesë në këto zgjedhje.
Sipas sondazhit që e ka shfaqur Grenell në Twitter, 83% të qytetarëve të Bashkimit Evropian do të votonin për kandidatin demokrat, Joe Biden, ndërsa 17% do të votonin për kandidatin republikan, Donald Trump, pjesë e administratës së të cilit është edhe vetë ai, transmeton Gazeta Express.
Grenell ka kritikuar qytetarët evropianë për përzgjedhjen, duke e quajtur Joe Biden si të dobët.
“Evropianët duan ta kthejnë të dobëtin”, ka shkruar Grenell.
Grenell është përfshirë intensivisht në fushatën elektorale për zgjedhjet e sivjetme presidenciale në SHBA. Ai kërkon që amerikanët t’ia dhurojnë Donald Trump edhe një mandat të dytë në krye të shtetit më të fuqishëm në botë.
https://twitter.com/RichardGrenell/status/1318004909825032193
Shpërthim në Brazil, një viktimë dhe tre të plagosur
Sot përfundon afati për dorëzimin e listave të kandidatëve p...
PSD mban sot aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës
Shqipëria e treta për të ardhurat për frymë në rajon, Kosova...
Sot varroset Rifat Stojkaj, drejtori i Bujqësisë në Deçan
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrim...