Emisari Amerikan, Richard Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një postim në “X”, Grenell tha se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.
Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Washingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë.
Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, shkroi Grenell.
Shame on @VjosaOsmaniPRKS for manipulating President Donald Trump’s words.
Donald Trump was nominated for a Nobel Peace Prize for his work on Kosovo-Serbia peace & economic normalization in 2019 and 2020 – through the Trump White House signing of the Washington Agreement in the… pic.twitter.com/zXRWs8qyy3
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 13, 2025
Aksidenti i rëndë në Prishtinë, polica: Shoferi humbi drejti...
Mbi 40 mijë të huaj vizituan Kosovën në fundvit
Trump nënshkruan një urdhër ekzekutiv që kërcënon me tarifa ...
Mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS