Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braauthka deklaruar se nuk do të ketë qeveri demokratike dhe as potenciali ekonomik i një vendi nuk do të zhvillohet nëse bizneseve vendore dhe të huaja nuk i sigurohet që investimet të mbrohen brenda një sistemi të paanshëm.
Ambasadori Braauth i bëri këto komente gjatë konferencës vjetore të Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, në të cilën konferencë u vlerësua e domosdoshme përfshirja e grave në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
Përfshirja e grave në sistemin e drejtësisë është parë si sjellje të perspektivave tëreja, të cilat janë ndryshe nga kolegët e tyre meshkuj.
Ambasadori Braauth ka vlerësuar përfshirjen e gruas në sistemin e drejtësisë, ku tha që përfshirja e tyre jep perspektiva të reja.
Ministri i Drejtësisë Hajredini Kuçi tha se mos përfshirja e grave në sistemin e drejtësisë por edhe kudo tjetër ka qenë e padrejtë e kjo padrejtësi ndaj grave ka ardhur edhe për shaka ndikimeve tradicionale.
“Historia e vendit tonë dhe historia në tërësi në raport me drejtave të femrave nuk ka qenë e barabartë, dhe shpesh herë ka qenë e padrejtë. Po ashtu, gjatë kësaj kohe nuk është vlerësuar e dhe puna e femrave, qoftë në familje, në shoqëri apo diku tjetër. Ndoshta pa përjashtim edhe në sistemin e drejtësisë. Në Kosovëfatkeqësisht është shprehur kjo për shkak të ndikimeve tradicionale”, ka thënë Kuçi.
Në fjalën e tij, ministri Kuçi mor shembull edhe gratë më të fuqishme si Angela Merkel dhe Hillary Clinton, ku thotë se ato kanë ndikim jo vetëm në shoqërinë e tyre por edhe në botë, por tha se edhe në Kosovë ka pasur gra të cilat kanë pasur ndikim e tyre, në vendimmarrje, si ajo e prokurorisë speciale e tjera.
Kuçi ka kërkuar nga femrat dhe gratë që të fuqizojnë më shumë sistemin e drejtësisë, të fuqizohet roli i femrës brenda sistemit të drejtësisë në vendimmarrje, si dhe roli i saj në shoqëri.
Gjithashtu, ai ka kërkuar nga gratë gjyqtare e prokurore që t’i trajtojnë raste e dhunës në familje me këmbëngulësi.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie ka thënë se po raportohet se ka shumë dhunën në familje, por megjithatë me miratimin e ligjit, ky problem po merr një vëmendje të duhur nga institucionet.
Ideja e Forumit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve ka lindur në muajin mars 2013, muaj ky i cili në Shtetet e Bashkuara të Amerikës njihet si muaji për të drejtat e grave. Për disa muaj me radhë përfaqësueset e zyrat së OPDAT nga Ambasada Amerikane zhvilluan vizita në 7 regjionet e Kosovës për t’u takuar me gjyqtarë dhe prokurore për të marrë mendimin e tyre për themelimin e Forumit. Ideja u mbështet në tërësi dhe menjëherë filluan përgatitjet nga përfaqësueset e secilit regjion për realizimin e kësaj ideje.
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Vëllaznimin në Gjak...
Mashtrime me call center/ SPAK ndalon 8 persona në Tiranë, 3...
Hadëgjonaj vazhdon formën e mirë, realizon gol ndja Fenerbah...
Ushtarët italianë të KFOR-it zhvillojnë stërvitje në Kosovën...
32-vjeçari në Ferizaj gjen në rrugë një portofol me para, e ...
Testohet droni kosovar “Skifteri”, pamje nga goditja me rrez...