Aleanca e Gruas së Kosovës, sot ka vizituar familjen e Donjeta Pajazitajt për t’i shprehur ngushëllimet e saja dhe për ta ndarë dhimbjen me ta.
“Aleanca e Gruas së Kosovës e indinjuar për tragjedinë që i ndodhi Donjeta Pajazitaj-të nga Strellci i Deqanit, ngre zërin e saj për t’i bërë thirrje organeve të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë vrasjen e mistershme të saj në moshën 24 vjeçare”.
“Donjeta ishte njëra nga lulet që e shkëputën nga jeta në moshën më të bukur të saj”.
Fatkeqësisht, kjo nuk është njëra ndër rastet e para që ndodhin në vendin tonë, vrasësit e tillë duhet të dënohen pa u kursyer me dënimin e meritua”.
“Kujtojmë që tragjeditë e tilla, zanafillën e tyre e kanë që nga dhuna që i ushtrohet femrës në përgjithësi në vendin tonë” bëhet e ditur në një njoftim për media të AAK.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...