Granit Sylejmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicës vuan nga sëmundja e ekstrofisë së fshikëzës urinare.
Ai duhet të dërgohet jashtë vendit për shërim, mirëpo nga gjendja e rëndë ekonomike familja e tij nuk po arrin t’i mbulojë shpenzimet për operim.
Babai i tij, Mursel Sylejmani, ka bërë të ditur për Telegrafin se djali tij ka lindur me këtë sëmundje.
Ai tha se Graniti i vogël që tetë vite është duke u marr me trajtimin e sëmundjes së tij, por pa sukses.
“E vetmja mundësi është ndërhyrja kirurgjike që duhet t’i bëhet në një spital në Maqedoni”, ka thënë Sylejmani për gjendje e djalit të tij.
Ai po ashtu tha se operacioni në këtë spital kap shumën prej 17.176 euro.
Babai i Granitit gjithashtu potencoi se familja e tij jeton me ndihmë sociale dhe kjo shumë është e papërballueshme për ta.
E të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi të ndihmojnë mund të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 049/676-925 ose të kontribuojnë në xhirollogarinë bankare 1707003024076473-NLB Prishtina.
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...