Rreth gjykatës speciale, ka vazhduar të flitet edhe një ditë pas seancës, ku dështoi të dalin për votim amendamentet për të.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i ka thënë KTV-së se çështjet që parashihen të shqyrtohen nga Gjykata Speciale, janë preokupim i partisë së tij, dhe pretendimet e ngritura, duhen sqaruar.
Grabovci, përmes telefonit e ka shprehur bindjen se do të bëhen numrat e nevojshëm për votimin e amendamenteve. Ai ka paralajmëruar se Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën për të diskutuar për draftligjin që do ta propozojë Qeveria për këtë Gjykatë, ku do të vendoset se kur do të mbahet seanca për votimin e saj.
Por, opozita nuk ndërron mendje. Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon të bëjë thirrje që të mos votohen amendamentet.
Derisa kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i ka akuzuar partnerët qeverisës, PDK e LDK, se po e cenojnë sovranitetin e shtetit.
“Me numrat (shumicën) në parlament ju keni legjitimitet të qeverisni në kuadër të sistemit kushtetues e politik të vendit, e ju dhe askush duke u mbështetur dhe duke u thirrur në numrat (shumicën) e votave në parlament, nuk ka mandat e as legjitimitet që me amandamentime kushtetuse ta shkelni dhe ta kufizoni sovranitetin e shtetit,” ka shkruar ndër të tjera në faqen e tij në Facebook, Limaj.
Me arsyetimin se ka mungesë të materialit për shqyrtim, grupi parlamentar i PDK-së kërkoi shtyrjen e seancës, derisa opozita këtë veprim e cilësoi si shantazhim për t’i bindur deputetët për votimin e speciales.
Pasi arriti rekordin e Ronaldos, Mbappe: Ky rekord është për...
Të shtëna me armë në Kukës, plagosen dy persona, në kërkim d...
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit