Një grabitje e armatosur është raportuar në komunën e Novobërdës, ku tre persona të dyshuar kanë sulmuar dhe grabitur dy meshkuj kosovarë.
Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, viktimat ishin të shoqëruara me dy femra kosovare në momentin kur janë sulmuar nga tre persona të armatosur, të cilët nën kërcënimin e një arme të gjatë, i kanë marrë njërit prej viktimave kuletën, orën e dorës dhe telefonin.
Pas ndërhyrjes së njësive relevante policore në vendin e ngjarjes, janë gjetur kuleta, ora dhe telefoni, por nga kuleta mungonin 300 euro para të gatshme, të cilat dyshohet se janë marrë nga të dyshuarit.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.
“Novobërdë / 14.08.2025 – 23:00. Është raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin të shoqëruar me dy femra kosovare, tre persona të dyshuar meshkuj nën kërcënimin e një arme të gjatë, njërit prej viktimave ia kishin grabitur kuletën, orën e dorës dhe telefonin. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur kuletën, një orë dore, dhe një telefon, por nga kuleta të dyshuarit ishin marrë 300 euro para të gatshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton PK.
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...