Një grabitje e armatosur ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë.
Grabitja në fjalë ka ndodhur pikërisht në një lokal kazinoje në rrugën B.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 23:00 policia ka marrë informatën për një grabitje të armatosur të ndodhur në një lokal kazinoje në rrugën B në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë arritur që të grabisin një sasi parash nga lokali në fjalë”, ka thënë Borovci për Indeksonline.
Policia tashmë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast, si dhe për të identifikuar personat e implikuar.
Duhet përkujtuar që përgjatë vitit të kaluar numri i grabitjeve të armatosura në vend ka qenë shumë i madh.

Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës