Një grabitje e armatosur ka ndodhur të mërkurën në Malishevë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës i kanë grabitur rreth 800 euro para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa rasti është duke u hetuar.
“Malishevë / 03.12.2025 – 02:40. Është raportuar se dy persona të maskuar nën dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur rreth 800 € para të gatshme dhe DVR-në e kamerave viktimës mashkull kosovar, dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Rashiq: Nuk besoj se Lista Serbe do të jetë konstruktive për...
Nis seanca për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e Presid...
Talenti 19-vjeçar i Real Madridit pritet të debutojë ndaj Ce...
Hamza para seancës: Shumica e deputetëve nuk i kanë amendame...
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin